Prishtinë – 25 korrik 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës ka publikuar konkluzionet për unifikim të praktikës gjyqësore në lëminë penale.
Gjykata e Apelit e Kosovës, me datën 7 qershor 2023, me përkrahjen e Akademisë së Drejtësisë, ka mbajtur punëtorinë një ditore për unifikim të praktikës gjyqësore në lëminë penale. Në fokus të kësaj punëtorie ka qenë identifikimi, diskutimi dhe gjetja e zgjidhjeve për problemet e ndryshme aktuale të natyrës penale sa i përket praktikës gjyqësore. Pjesë e kësaj punëtorie kanë qenë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Kosovës nga Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal, Departamenti për Krime të Rënda, Departamenti Special si dhe Departamenti për të Mitur.
Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, për punëtorinë e mbajtur ka theksuar se iniciativa për mbajtjen e një takimi të tillë dhe metodologjia e punës brenda punëtorisë, është vlerësuar lartë nga pjesëmarrësit për çka është ardhur në konkludim se kjo punëtori ishte tejet e suksesshme dhe se konkluzionet e nxjerra do lehtësojnë punë e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit dhe jo vetëm.
Konkluzionet për unifikim të praktikës gjyqësore në lëminë penale, janë të publikuara në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit, tek Buletini i Praktikës Gjyqësore, si dhe të njëjtën mund ta gjeni në linkun më poshtë: