Prishtinë, 25 gusht 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të akuzuarit N.K, av.Besnik Berisha, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR.nr.32/2019, të datës 18.05.2023, e ka ndryshuar.
Gjykata Themelorë në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, me aktgjykimin e PKR.nr.32/2019, të datës 18.05.2023, të akuzuarin N.K e ka shpallur fajtor për veprën penale, prodhimi i paautorizuar dhe vënia në qarkullim e narkotikëve sipas nenit 245 paragrafi 1 dhe 2 i LPJ (RSFJ) dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 8 muaj.
Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, pas mbajtjes së seancës së kolegjit, e ka aprovuar ankesën e të akuzuarit N.K, të paraqitur përmes mbrojtësit të tij av.Besnik Berisha, ashtu që në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nënpargrafi 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin N.L e ka liruar nga akuza, sepse nga provat që janë administruar në shqyrtimin gjyqësor nuk provohet se ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej me aktakuzë.
Vendimi i Gjykatës së Apelit, do të publikohet në web faqen zyrtare, në ditët në vijim.