Prishtinë, 12 prill 2024 – Gjykata e Apelit, ka publikuar raportin e punës për muajin Mars të këtij viti, ku janë të përfshira raportet e përgjithshme të punës dhe raportet individuale të të gjithë gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Publikimi i raporteve të tilla, ofron një pasqyrë të përgjithshme të punës së Gjykatës së Apelit, të lëndëve të pranuara dhe të zgjidhura respektivisht efikasitetit të gjykatës.
Gjithashtu ky raportim ka për qëllim rritjen e transparencës për publikun dhe llogaridhënien, si dhe kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin gjyqësor.