Kryetari Totaj, priti në takim Udhëheqësen e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve – Shërbimi Korrektues i Kosovës, me bashkëpunëtorë

Kryetari Totaj, priti në takim Udhëheqësen e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve – Shërbimi Korrektues i Kosovës, me bashkëpunëtorë

Prishtinë – 15 maj 2024, Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Valon Totaj, priti në takim udhëheqësen e njësisë për përcjelljen e të burgosurve znj. Igballe Osaj, me bashkëpunëtorët z.Bujar Qadraku, mbikqyrës i lartë i njësisë së transportit të burgosurve, z.Fatmir Zeqiri, mbikqyrës i shërbimit operacional dhe Dafina Gashi shefe e njësisë për siguri në Pallatin e Drejtësisë.

Gjatë takimit u diskutua rreth temave me interes të përbashkët, që ndërlidhen me çështjet e sigurisë dhe ofrimit të kushteve që garantojnë siguri të nivelit të lartë. U bisedua edhe për mundësinë e marrjes së deklarimeve të të burgosurve/paraburgosurve nga Qendrat e Paraburgimeve, përmes pajisjeve audio dhe video incizimeve, duke lehtësuar pjesëmarrjen e të njëjtëve në procedura të inicuara sipas ankesave të tyre.

Në takim morën pjesë edhe administratori i Gjykatës së Apelit z.Nysret Arifi, zëvendës administratori i kësaj gjykate z. Arsim Bajraktari dhe administratori i Gjykatës Themelore në Prishtinë z. Shaban Gërxhaliu.

Kryetari i Gjykatës së Apelit dhe Udhëheqësja e Njësitit për Përcjelljen e të Burgosurve, u zotuan se në të ardhmen do të realizojnë takime të vazhdueshme, me qëllim të ngritjes së mëtutjeshme të bashkëpunimit në mes ketyre dy institucioneve.