Prishtinë, 1 gusht 2024 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, priti në takim gjyqtarin Mentor Bajraktari, i cili është përzgjedhur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, si gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Kryetari Totaj, i uroi mirëseardhje gjyqtarit në fjalë, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme në këtë gjykatë, si dhe duke i garantuar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë.