Publikohen 1031 vendime gjyqësore gjatë muajit nëntor nga Gjykata e Apelit

Publikohen 1031 vendime gjyqësore gjatë muajit nëntor nga Gjykata e Apelit

Prishtinë, 4 dhjetor 2024 – Gjykata e Apelit e Kosovës, ka shënuar progres në publikimin e aktgjykimeve dhe aktvendimeve gjyqësore, me synim në rritjen e transparencës, qasjes së publikut në drejtësi dhe forcimit të besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Në muajin nëntor 2024, kjo gjykatë ka publikuar 1031 vendime gjyqësore, të përpunuara konform dispozitave ligjore. Nga këto vendime të publikuara, 577 janë të lëmisë civile, 355 nga Divizioni Penal, 32 të Departamentit për Krime të Rënda, 3 të Departamentit Special dhe 64  të Departamentit për Çështje Administrative.

Ndërsa, vetëm në tre muajt e fundit të këtij viti, Gjykata e Apelit ka publikuar në web faqen zyrtare 2246 vendime gjyqësore, të cilat janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, ku në vazhdimësi bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi e në veçanti monitorimin e punës së gjykatave.

Tabela e mësipërme pasqyron publikimin e vendimeve për tre muajt e fundit dhe në total vendime të publikuara deri më tani nga Gjykata e Apelit.