Prishtinë, 19 dhjetor 2024 – Gjykata e Apelit, ka vazhduar me publikimin e raportit të punës, dhe atë për muajin nëntor 2024, në të cilin janë të përfshira raportet e përgjithshme të punës dhe raportet individuale të të gjithë gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Në muajin nëntor 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës ka pranuar 2828 lëndë, ndërsa ka zgjidhur gjithsej 2260 lëndë.
Publikimi i raporteve të tilla, ofron një pasqyrë të përgjithshme të punës së kësaj gjykate, me qëllim të rritjes së transparencës për publikun dhe llogaridhënien, si dhe kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin gjyqësor.