Prishtinë, 14 janar 2025– Në Gjykatën e Apelit, sot filluan punën 9 bashkëpunëtorë profesional, të cilët u pritën nga kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, administratori i kësaj gjykate, Nysret Arifi dhe nga zv. administratori, Arsim Bajraktari.
Kryetari Totaj, iu ka uruar mirëseardhje dhe suksese të gjithëve, duke shprehur gatishmërinë për t’iu ofruar mbështetje në punën e tyre. Ky angazhim i bashkëpunëtorëve të rinj do të jetë tejet i dobishëm dhe do të ndikojë në efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e Gjykatës së Apelit.