Prishtinë, 25 shkurt 2025– Gjykata e Apelit e Kosovës, ka publikuar raportin e punës, dhe atë për muajin janar 2025, në të cilin janë të përfshira raportet e përgjithshme të punës dhe raportet individuale të të gjithë gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Në muajin janar 2025, Gjykata e Apelit e Kosovës ka pranuar 2,594 lëndë, ndërsa ka zgjidhur gjithsej 1,639 lëndë, kështu duke rezultuar me shkallën e efikasitetit prej 63.2%.
Vlen të përmendet se në këtë muaj, Departamenti Special i kësaj gjykate ka arritur efikasitet në trajtimin e lëndëve prej 200%, Departamenti për Çështje Administrative 266.7%, Departamenti për Kundërvajtje 200%, ndërsa Departamenti për të Mitur 175%.









Publikimi i raporteve të tilla, ofron një pasqyrë të përgjithshme të punës së kësaj gjykate, me qëllim të rritjes së transparencës për publikun dhe llogaridhënien, si dhe kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin gjyqësor.