Me përfundim të trajnimit fillestar, gjyqtarët e rinj të gjeneratës së XII-të i bënë vizitë Gjykatës së Apelit

Me përfundim të trajnimit fillestar, gjyqtarët e rinj të gjeneratës së XII-të i bënë vizitë Gjykatës së Apelit

Prishtinë, 28 shkurt 2025– Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, priti në takim gjyqtarët e rinj, të cilët përfunduan trajnimin fillestar të gjeneratës së XII të gjyqtarëve, të organizuar nga Akademia e Drejtësisë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër me punën e gjykatës së shkallës së dytë, me theks të veçantë punën me sistemin SMIL, si dhe aktivitete të tjera të kësaj gjykate.

Me këtë rast, kryetari Totaj iu shprehu mirëseardhje dhe vlerësoi vizitën e tyre në Gjykatën e Apelit, duke u uruar suksese në rrugëtimin e tyre të ri profesional, i cili do të jetë plot sfida dhe përgjegjësi, por do të karakterizohet si një moment i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend.

Pjesëmarrës në këtë vizitë ishin gjithashtu përfaqësues nga Akademia e Drejtësisë dhe nga Departamenti i TI-së së KGJK.