Departamenti Special në kuadër të Gjykatës së Apelit, ka kompetencë të shqyrtojë ankesat e ushtruara ndaj vendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë nga po ky departament, lëndë këto të cilat bien në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Departamenti Special gjykon në kolegj prej tre (3) gjyqtarëve profesionistë në shkallë të dytë dhe ka juridiksion territorial për të gjithë Kosovën.
Departamenti Special në kuadër të Gjykatës së Apelit, në përbërjen e tij përfshinë edhe gjyqtarët që shërbejnë në Divizionin e Apelit në Mitrovicë në lëmine penale dhe të njëjtit konsiderohen pjesë e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Përbërja e këtij departamenti pasqyron përbërjen etnike me normat kushtetuese.