Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ia ka vërtetuar masën e paraqitjes në stacion policor prej 1 muaji, të pandehurës N.H.
Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ia ka vërtetuar masën e paraqitjes në stacion policor prej 1 muaji, të pandehurës N.H., e cila po dyshohet nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi1, të Kodit Penal të Kosovës. Po ashtu i njëjti kolegj, ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak prej 1 muaji, edhe ndaj të pandehurës tjetër të këtij rasti, J.H.. |
|
Gjykata e Apelit, ka vlerësuar kështu si të drejta, vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përkitazi me këto masa, të datave 16.06.2015 dhe 18.06.2015, duke i refuzuar si të pabazuara ankesat e ushtruara kundër këtyre, nga ana e prokurorisë dhe e mbrojtjes se të dyshuarave. Kjo gjykatë gjeti se nuk ekzistojnë rrethana, të cilat do të kishin ndikuar në shqiptimin e masave më të ashpra, ashtu siç ka pretenduar prokuroria në ankesën e saj. Nga ana tjetër, janë vlerësuar edhe pretendimet e mbrojtësve, dhe është arritur në konkludimi se nuk ka vend që të pandehurave, t’u hiqen masat e sigurisë. |