Më 6 maj 2016, Kolegji i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor të Gjykatës së Apelit, ka nxjerrë aktvendimin me numër PN1 711/16 në lidhje me të pandehurit H.B., S.H., A.M., A.S., I.S., N.U., A.V. dhe L.V.
Aktvendimi është bazuar në ankesat e ushtruara nga të pandehurit kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore të Prishtinës, përmes të cilave, të pandehurve u ishte caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji. Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat si të pabazuara dhe ka vërtetuar aktvendimet e kundërshtuara të Gjykatës Themelore të Prishtinës