Kryetari Totaj priti në takim studentët e Fakultetit Juridik

Kryetari Totaj priti në takim studentët e Fakultetit Juridik

Prishtinë, 19.07.2022 – Kryetari Totaj ka pritur në takim studentët e Fakultetit Juridik

Kjo në kuadër të projektit “Sektori i Drejtësisë në Kosovë – i përgjegjshëm, i besueshëm dhe transparent”,  që implementohet nga Lëvizja FOL, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).

Kryetari Totaj,  i njoftoj studentët për rolin dhe misionin e Gjykatës së Apelit. Ai tha se institucioni që ai drejton, do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura për kuadrot e reja.