Refuzohet si e pabazuar ankesa e paditësve M.H., F.H., SH.H., A.H.1., A.H.2.

Refuzohet si e pabazuar ankesa e paditësve M.H., F.H., SH.H., A.H.1., A.H.2.

Prishtinë, 01.08.2022 – Gjykata e Apelit e Kosovës me aktgjykimin AC.nr.5741/2019 të datës 20.07.2022, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e paditësve M.H., F.H., SH.H., A.H.1., A.H.2., për kompensimin e dëmit jo material, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm C.nr.1903/15 të datës 14.03.2019, e ka vërtetuar.

Me aktgjykimin e kësaj Gjykate, është refuzuar ankesa e paditësve të lartcekur, me arsyetimin se vlerësimet e gjykatës së shkallës së parë, janë të rregullta dhe të ligjshme dhe se aktgjykimi nuk është i përfshirë me shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore. Po ashtu, edhe gjendja faktike është vërtetuar drejtë, si dhe nuk ka aplikim të gabuar të drejtës materiale për të cilat gjykata kujdeset sipas detyrës zyrtare.

Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje civile, në shtojcë të kësaj komunikate gjendet aktgjykimi i anonimizuar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.