Rritja e transparences dhe besimit të publikut, përmes publikimit të vendimeve gjyqësore, është një nga synimet kryesore të Gjykatës së Apelit.
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, gjykata ka publikuar:
– 2159 vendime civile
– 213 vendime penale, nga krimet e rënda
– 352 penale të përgjithshme
– 28 penale, nga Departamenti Special
– 1379 vendime në çështje ekonomike
– 386 vendime në çështje administrative.
E gjithë kjo, duke respektuar në maksimum, obligimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe informacionit të ndjeshëm, si dhe afatet kohore.Po ashtu janë publikuar edhe 4 vendime të natyrës disiplinore të Kryetarit të Gjykatës së Apelit, si Autoritet Kompetent.