Prishtinë, 27.10.2022 – Gjykatën e Apelit të Kosovës, e vizituan studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilët i ka pritur Kryetari i Gjykatës, Valon Totaj.
Qëllimi i kësaj vizite, ishte ofrimi i qasjes praktike për studentët e rinj dhe ngritjen e njohurive profesionale për sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke parë për së afërmi punën e kësaj Gjykate. Kryetari Totaj, studentëve iu uroi mirëseardhje, për të vazhduar pastaj me vizitën e ambienteve të gjykatës dhe përgjigjur pyetjeve të studentëve. Totaj, shprehu mbështetjen e tij për iniciativa të tilla të studentëve dhe që kjo të iu shërbej të njëjtëve, në formimin e tyre profesional.