Prishtinë, 29.12.2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në bashkëpunim me Gjykatën Supreme ka bërë përzgjedhjen dhe sistemimin e një numri të Mendimeve Juridike dhe Udhëzimeve të cilat janë përmbledhur në këtë publikim, me qëllim të unifikimit të praktikave gjyqësore dhe për të mundësuar që procedurat të jenë sa më të qarta.
Kjo përmbledhje, sqaron një numër paqartësish ligjore në zbatimin e legjislacionit në Republikën e Kosovës si dhe ofron një numër udhëzimesh si procedurale ashtu edhe përmbajtësore.
Po ashtu, kjo përmbledhje do ju shërbejë në radhë të parë gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor, si dhe mund të përdoret nga studiuesit, profesionistët ligjorë dhe qytetarët të cilët mund të kenë interesim rreth këtyre temave.
KGJK falënderon e Projektin e USAID për Drejtësi (Justice Activity) dhe Projektin e Bashkimit Evropian për Evidencën Penale (NCCR) për përkrahjen e ofruar në finalizimin e këtij botimi.