Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Janar ka publikuar 528 vendime

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Janar ka publikuar 528 vendime

Prishtinë – 6 shkurt 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit janar ka publikuar në ueb faqe 528 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.

Nga këto vendime të publikuar, 400 vendime janë të lëmisë civile, 9 nga divizioni penal, 32 të departamentit për krime të rënda, 86 për çështje administrative dhe 1 të departamentit special.

Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj Gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit. Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.