Kryetari Totaj, priti në takim përfaqësuesit e CEPEJ – Këshilli i Evropës

Kryetari Totaj, priti në takim përfaqësuesit e CEPEJ – Këshilli i Evropës

Prishtinë, 7 shkurt 2023 – Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Valon Totaj priti në takim menaxheren e Projektit për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë, znj. Stephanie Lefeuvre dhe Koordinatorin e Projektit, z. Emmanuel Baron.

Gjatë takimit, u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe përkrahjes së CEPEJ në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së punës së Gjykatës së Apelit.
Kryetari Totaj, ka falënderuar përfaqësuesit e projektit për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të arritjes së objektivave që kanë për qëllim efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën në sistemin gjyqësor.