Pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme prej 36 vitesh përvojë punë në sistemin gjyqësor ka arritur moshën e pensionimit zyrtarja ligjore Sanije Nebihi.
Gjatë këtyre viteve, znj. Nebihi ka dhënë kontributin e saj të vlefshëm, sidomos në departamentin e përgjithshëm – divizioni civil, duke i kryer me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë të gjitha obligimet që dalin nga puna.
Kryetari i Gjykatës Valon Totaj, në emër të gjyqtarëve dhe të gjithë stafit mbeshtetës e ka falenderuar znj. Nebihi, për shërbimin e saj në sistemin gjyqësor, duke i uruar shëndet dhe çdo të mirë në jetë.