Mbahet punëtoria për unifikim të praktikës gjyqësore penale

Mbahet punëtoria për unifikim të praktikës gjyqësore penale

Prishtinë – 7 qershor 2023, nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Kosovës Valon Totaj, së bashku me kryesuesin e Departamentit për Krime të Rënda, gjyqtarin Xhevdet Abazi dhe kryesuesin e Departamentit Special, gjyqtarin Vaton Durguti është mbajtur punëtoria për unifikim të praktikës gjyqësore në çështjet penale.

Në fokus të kësaj punëtorie ka qenë identifikimi, diskutimi dhe gjetja e zgjidhjeve për problemet e ndryshme aktuale të natyrës penale sa i përket praktikës gjyqësore. Po ashtu janë diskutuar çështje edhe në raport me politikën ndëshkimore. Qëllimi i punëtorisë është unifikimi i praktikës gjyqësore në çështjet penale.


Pjesë e kësaj punëtorie janë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Kosovës nga Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal, Departamenti për Krime të Rënda, Departamenti Special si dhe Departamenti për të Mitur.