Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit qershor ka publikuar 544 vendime

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit qershor ka publikuar 544 vendime

Prishtinë, 11 korrik 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit qershor ka publikuar në ueb faqe 544 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.

Nga këto vendime të publikuar, 364 vendime janë të lëmisë civile, 127 nga departamenti për çështje administrative, 48 të departamentit për krime të rënda, si dhe 5 të departamentit special.

Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit. Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.