Prishtinë, 12 korrik 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamentit Special, e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Xh.Sh. av. Asdren Mekaj, S.Sh., av.Naim Rudari, I.S., av.Halim Kuliqi, A.G., av.Besnik Berisha, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special PS.nr.67/19, të datës 27.09.2022, e ka vërtetuar.
Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special PS.nr.67/19, të datës 27.09.2022, të akuzuarit XH.S., S.SH. dhe I.S., për shkak të veprës penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par. 1 të KPRK, lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par. 2 të KPRK, lidhur me nenin 281 par.1 pika 1.9 të KPRK, XH.S. dhe I.S. edhe për veprën penale secili veç e veç, legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK, si dhe i akuzuari A.G. për veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale, legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 33 të KPRK, janë shpallur fajtor dhe janë gjykuar si në vijim: të akuzuarit XH.S. për veprën penale si nën pikën e I të dispozitivit të aktgjykimi i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej tetë (8) vite e gjashtë (6) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzet e pesë mijë € (25,000.00 €), ndërsa për veprën penale si nën pikën e II-të dispozitivit, i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti. Të akuzuarit XH.S, komfor nenit 76 par.2 nënpar.2.2 të KPRK, për veprat penale si nën I. dhe II. të dispozitivit i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 02.12.2018 e tutje si dhe dënimin me gjobë në shumë prej njëzet e pesë mijë euro ( 25,000.00 €), të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, apo me pëlqimin e tij mund ta paguaj edhe me këste dhe në rast se i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata, dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur njëzet euro (20 €), për një ditë burgimi. Gjykata e shkallës së parë të akuzuarit S.SH., për veprën penale si nën pikën e I, të dispozitivit të këtij aktgjykimi, i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 02.12.2018 e tutje, si dhe dënimin me gjobë në shumë prej pesëmbëdhjetë mijë euro (15,000.00 €), të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, apo me pëlqimin e tij mund ta paguaj edhe me këste dhe në rast se i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata, dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur njëzet euro (20 €), për një ditë burgimi. Ndërsa të akuzuarit I.S., për veprën penale si nën pikën e I, të dispozitivit të këtij aktgjykimi, i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej tetë (8) vite e gjashtë (6) muaj, i dhe dënimin me gjobë në shumë prej njëzet e pesë mijë euro (25,000.00 €), ndërsa për veprën penale si nën pikën e II-të dispozitivit të këtij aktgjykimi, i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe komfor nenit 76 par.2 nënpar.2.2 të KPRK, të akuzuarit i ka shqipton dënimin unik me burgim dhe dënim me gjobë: Për veprat penale si nën I. dhe II. të dispozitivit të këtij aktgjykimi, i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 02.12.2018 e tutje, si dhe dënimin me gjobë në shumë prej njëzet e pesë mijë euro (25,000.00 €), të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, apo me pëlqimin e tij mund ta paguaj edhe me këste e në rast se i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata, dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur njëzet euro (20 €), për një ditë burgimi. Tutje të akuzuarit A.G., për veprën penale si nën pikën e III-të, të dispozitivit të aktgjykimi, i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 26.03.2019 deri me datën 05.07.2019. Gjykata e shkallës së parë Konform neneve 62 e 69 dhe nenit 273 par.5 të KPRK dhe 276, 278 e 282 të KPPRK, të akuzuarve i ka shqiptuar dënim plotësues, marrja e sendit-konfiskimi, sendet e përdorura apo të destinuara për kryerjen e veprës penale dhe sendet të cilat janë rezultat i kryerjes së veprës. Ndërsa në pikën IV, të akuzuarin A.G. për veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 par. 2 lidhur me par, 1 të KPRK e ka liruar nga akuza.
Gjykata e Apelit, me aktgjykimin APS.nr.15/2023, të datës 13.04.2023, e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Xh.Sh. av. Asdren Mekaj, S.Sh., av.Naim Rudari, I.S., av.Halim Kuliqi, A.G., av.Besnik Berisha, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special PS.nr.67/19, të datës 27.09.2022, e ka vërtetuar. Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë e as që ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, për të cilat, sipas detyrës zyrtare kujdeset kjo gjykatë, të cilat kishin me kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar. Andaj sipas gjykatës së shkallës së dytë janë të pabazuara pretendimet ankimore se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase, dispozitivi i aktgjykimi është i qartë, i kuptueshëm, ndërsa në arsyetimin e aktgjykimit janë dhënë sqarime të mjaftueshme për ndërlidhjen me veprimet inkriminuese të akuzuarve si dhe arsye të duhura mbi faktet vendimtare të kësaj çështje penale-juridike. Tutje Gjykata e Apelit e Kosovës konstaton se gjykata e shkallës së parë gjendjen faktike në këtë çështje penale e ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë nga provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, përmes se cilave është provuar se të akuzuarit, i kanë kryer veprat penale në mënyrën e përshkruar në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar. Xh.S, S.Sh dhe I.S. shtetas turk, duke vepruar si pjesëmarrës të grupit kriminal të strukturuar dhe të organizuar mirë i shtrirë në territorin e disa shteteve, Iran, Dubai, Shqipëri, Kosovë edhe me të akuzuarin, tani i ndjeri N.C., i cili ishte në krye të këtij grupi të organizuar kriminal, kishin organizuar trannsportin e 113 kilogram heroinë nga Irani. Duke e transportuar nga Irani-Dubai-Durrës dhe më pas me maune në depon e firmës së të akuzuarit S.Sh. –“S.Sh.B.I”, me seli Ferizaj, të cilën e kishte regjistruar me datë 14.02.2017, në emër të tij, kjo depo e marrë me qira nga S.M., ku gjatë viteve 2017-2018 në emër të firmës ka eksportuar gjithsejtë 19 maune me pllaka të mermerit dhe gurë dekorues ku në eksportin e fundit me datë 13.10.2018, përmes firmës janë eksportuar 6 maune me pllaka të mermerit, me ç’rast në njërën nga maunet, në 10 paketime të pllakave në secilën prej tyre kishte nga dy bunkerë ku ishte e vendosur substanca narkotike e llojit heroinë me peshë bruto prej 113 kg, e cila substancë është gjetur dhe sekuestruar në banesën e të ndjerit në Prishtinë. Gjykata e shkallës së dytë theksoi se mbi bazën e vërtetimit të gjendjes faktike, gjykata e shkallës së parë drejtë ka aplikuar edhe ligjin penal, për faktin se mbi këto fakte të provuara formësohen tiparet të veprës penale për të cilën janë shpallur fajtor se për këto vepra penale të njëjti janë penalisht përgjegjës, si dhe nuk ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale apo përgjegjësinë penale të akuzuarve. Gjithashtu mbi bazë të rrethanave të vlerësuara nga ana e gjykatës së shkallës së parë të akuzuarve iu janë shqiptuar dënime proporcionale dhe të justifikueshme në relacion me peshën konkrete të veprës penale, rrethanave të kryerjes dhe shkallën e përgjegjësisë penale. Gjithashtu gjykata e shkallës së dytë vlerëson se nuk qëndrojnë pretendimet për vërtetimin e përgjegjësisë penale për të akuzuarin A.G. për veprën penale falsifikimi i dokumenteve pasi që arsyet e dhëna në aktgjykim në raport lirimin nga akuza për këtë vepër penale, në rrethanat e çështjes rezultojnë se nuk ekzistojnë prova dhe dëshmi bindëse të cilat do të vërtetonin se i akuzuari A.G., e ka përpiluar dokumentin e falsifikuar.
Linku:
https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_APS_2023-068903_SQ.pdf