Burim Ademi
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Burim Ademi është gjyqtar i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit. Më herët ka punuar në Departamentin e Krimeve te Rënda në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Gjyqtari Ademi, ka diplomuar në vitin 2007 në Universitetin e Prishtinës. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2010. Ndërsa, praktiken profesionale e mbajti në Odën e Avokatëve në vitin 2008-2009. Gjithashtu ka punuar edhe si zyrtar ligjor në Ministrinë e Drejtësisë – Hartimi i Legjislacionit në periudhën 2007 – 2010, e po ashtu, ka punuar si bashkëpunëtor në avokaturë, nga viti 2010 e deri në vitin 2012. Në vitin 2012 pasi ka përfunduar me sukses te gjitha trajnimet për gjyqtar ku edhe i është dhënë diploma, është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore ne Mitrovicë. Nga 15 janari i vitit 2015 është caktuar gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda, pozitë të cilën e mbajti deri sa u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës, më 01.07.2019.