Ylber Shurdhiqi
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Ylber Shurdhiqi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Para se të emërohej në këtë pozitë më 24.02.2022, nga viti 2015 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshë-Divizioni Civil, njëkohësisht udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm, si dhe përgjegjës i Divizionit Civil në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Shurdhiqi, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2005, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010. Studimet postdiplomike në drejtimin Civil pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës i ka përfunduar në vitin 2017. Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Lipjan në vitin 2008, ndërsa nga viti 2011 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme në Prishtinë. Nga viti 2013 e deri në vitin 2015 ka ndjekur trajnimin fillestar për Arsimim Ligjor pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës. Ndërsa, nga 1 marsi i vitit 2022 është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.