Златица Вукашиновић
Gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni i Apelit në Mitrovicë
Është gjyqtare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në Departamentin e përgjithshëm – Divizioni Civil, Dega në Leposaviq.
Ka lindur më 10.10.1957 në Mitrovicë. Shkollën fillore ka kryer në Leposaviq, të mesmen në Mitrovicë, ndërkaq Fakultetin Juridik në Prishtinë, kurse provimin e jurisprudencës e ka kryer në Beograd.
Nga data 01.04.1984, ka punuar në Ndërmarrjen për Prodhim, Tregti dhe Shërbime “Hrast” në Leposaviq, në Trepçë, si dhe në ndërmarrjen „Kopaunik“ në Leposaviq. Pas diplomimit ka punuar në Shërbimin e Kadastral në Leposaviq.
Nga 01.12.1998 , ka punuar si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Leposaviq, pastaj si kryetare e Gjykatës Komunale të organizuar nga UNMIK-u. Më pas ka punuar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ndërkaq tani punon në Gjykatën Themelore të Mitrovicës-Dega në Leposaviq, ku edhe jeton.