Rame Hyseni
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Ramë Hyseni është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Civil i Gjykatës së Apelit nga 1 janari i vitit 2013. Hyseni ka diplomuar në vitin 1979 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 1988. Karrieren në gjyqësor filloi në vitin 1979, si praktikant në Gjykatën e Qarkut ne Mitrovicë, ku punoi deri në vitin 1981. Në fund të vitit 1982, u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 1992. Nga viti 1993 deri në vitin 1998, punoi si avokat. Gjatë viteve 2000- -2001, sërish shërbeu gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë. Në gjysmën e vitit 2010 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut të po këtij qyteti, detyrë të cilën e braktisi pas disa muajsh, për t’u kthyer sërish në Gjykatën Komunale si kryetar. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht dhe anglisht.