Tonka Berishaj
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Tonka Berishaj është gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda të kësaj gjykate. Berishaj ka diplomuar në vitin 1981 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2002. Gjatë vitit 1983- 1984, ka qenë praktikante në Gjykatën Themelore të Punës së Bashkuar në Prishtinë, për tu bërë pastaj bashkëpunëtore profesionale në këtë institucion, nga viti 1985 deri në vitin 1991. Në vitin 2000 u emërua gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë. Nga viti 2003 deri në vitin 2010, shërbeu si gjyqtare në Gjykatën Komunale, po në Prishtinë. Më pas, për dy vjet rresht ishte gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në kryeqytet. Flet shqip (gj. amëtare) serbisht dhe rusisht. Nga 1 janari i vitiT 2013, është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Ndërsa nga data 27.07.2015, u ëmërua ushtruese e detyrës së Kryetarit të Gjykatës së Apelit, pozitë te cilen e mbajti deri me 16.01.2017