Departamenti Special në kuadër të Gjykatës së Apelit, ka kompetencë të shqyrtojë ankesat e ushtruara ndaj vendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë nga po ky departament, lëndë këto të cilat bien në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Departamenti Special ka 5 gjyqtarë dhe gjykon në kolegj prej 4 gjyqtarëve, me juridiksion territorial për të gjithë Kosovën.
Departamenti Special në kuadër të Gjykatës së Apelit, në përbërjen e tij përfshinë edhe gjyqtarët që shërbejnë në Divizionin e Apelit në Mitrovicë në lëmine penale dhe të njëjtit konsiderohen pjesë e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Përbërja e këtij departamenti pasqyron përbërjen etnike me normat kushtetuese.