Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës së Apelit, i gjykon lëndët të cilat vijnë me ankesë nga gjykatat themelore, për veprat penale në vijim, të parapara me Kodin Penal të Kosovës:
– angazhimi në aktet terroriste duke e mos e përjashtuar edhe përfshirjen në ndihmesën, mundësimin, organizimin apo mbështetjen ndaj terrorizmit apo grupeve terroriste;
– veprat penale kundër së drejtës ndërkombëtare që përfshin por nuk kufizohet në gjenocid, krimet kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës;
– rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil;
– themelimi i skllavërisë, kushteve skllavërore dhe punës së detyruar;
– trafikimi i emigrantëve; trafikimi i njerëzve; rrezikimi i personave të mbrojtur ndërkombëtarisht;
– pengëmarrja;
– pronësimi i paligjshëm, përdorimi, transferimi apo posedimi i materialit nuklear;
– kërcënimi për përdorimin apo kryerjen e plaçkitjes së materialit nuklear;
– vrasje e rëndë;
– rrëmbimi;
– tortura;
– mashtrimi zgjedhor dhe shkatërrimi i dokumenteve të votimit;
– dhunimi;
– prodhimi, shpërndarja apo përpunimi i paautorizuar i drogave narkotike të rrezikshme dhe substancave hipnotike;
– falsifikimi i parave;
– krimi i organizuar, përfshirë kanosjen gjatë procedurave penale për krim të organizuar;
– veprat penale kundër detyrës zyrtare duke mos e përjashtuar, keqpërdorimin e detyrës apo autoritetit zyrtar, shpërdorimi në zyrë, mashtrimi, pranimi i mitove si dhe shkëmbimi i ndikimit apo një sjellje të një ngjashme;
– çfarëdo krimi që nuk gjendet i listuar në këtë nen i cili bie nën kompetencën ekskluzive apo vartëse të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës siç përcaktohet në Ligjit mbi Zyrën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-52 (13 Mars 2008)
– çfarëdo krimi tjetër i dënueshëm me dhjetë (10) ose më shumë vite siç parashihet me ligj.
Departamenti i Krimeve të Rënda ka tri kolegje me nëntë gjyqtarë. Vendimet merren në kolegje prej tre anëtarësh.