Fatmir Baloku
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Fatmir Baloku është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Gjyqtari Baloku ka diplomuar në vitin 1989 në Fakultetin Juridik ne Universitetin e Prishtinës, ku ka kryer edhe studimet postdiplomike dyvjeqare Drejtimi-Civil. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në avokatinë e avokatit Shefqet Deqani në Pejë nga viti 1990 deri në vitin 1991. Baloku gjithashtu ka punuar edhe si Jurist i ndërmarrjes – Produkt market ‘’REBA’’ në Pejë në periudhën prej 1991e deri në vitin 1993. Nga viti 1994 deri ne vitin 2001 vazhdoi të punoi si Sekretar shkolle – Shkolla fillore’’Dardania’’ në Pejë. Punën si bashkëpuntor professional Baloku e ka bërë nga viti 2001 në Kuvendin Komunal në Pejë. Ndërsa në Gjykatën Komunale në Istog me 12.12. 2003 është emëruar si gjyqtar ku dhe punoi deri ne vitin 2010 duke vazhduar punën si gjyqtar ne Gjykatën Komunale në Pejë deri në vitin 2012. Nga një Janari i vitit 2013 Baloku, u emëru gjyqtar në departamentin e Përgjithshëm, të Gjykatës Themelore në Pejë. Nga 1 marsi i vitit 2022, është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.