Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Mars ka publikuar 1001 vendime

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Mars ka publikuar 1001 vendime

Prishtinë, 11 prill 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Mars ka publikuar në ueb faqe 1001 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.

Nga këto vendime të publikuara, 846 vendime janë të lëmisë civile, 22 nga Divizioni Penal, 90 nga Departamenti për Çështje Administrative, 42 të Departamentit për Krime të Rënda, si dhe 1 të Departamentit Special.

Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit.

Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.