Prishtinë, 23.04.2019 – Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve H.F. dhe K.I.

Këta të dy, po dyshohen nga ana e prokurorisë, se bashkë kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 par.1, pika1.4 e 1.6 e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe secili veç e veç po ashtu, veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve” nga neni 374 par.1 i të njëjtit ligj.
Gjykata e Apelit konkludon se Gjykata Themelore në Mitrovicë, në aktvendimin e datës 13.04.2019, ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore për të cilën ua ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurve, konform dispozitës së nenit 187 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.