Prishtinë, 06.05.2019. Gjykata e Apelit, i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës se paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve A.H. dhe Q.H.
Prishtinë, 06.05.2019. Gjykata e Apelit, i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës se paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve A.H. dhe Q.H.
Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i datës 24.04.2019, sipas të cilit kjo masë do t’u llogaritet deri me datën 22.05.2019, mbetet në fuqi.
Të pandehurit në fjalë, po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ nga neni 356 par.5 lidhur më par.2, e lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (kodi i ri).
Gjykata e Apelit, njesoj gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, ashtu siç kërkojnë dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.