Të akuzuarit R.G. për veprat penale “shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rendë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i është zbutur dënimi nga 25 vjet në 22 vjet e 6 muaj burgim.
Prishtinë, 07.05.2019. Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur sipas nakesave, në çështjen e të akuzuarve R.G., V.Gj., K.B., A.G. dhe V.B.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 30.11.2019, është ndryshuar sa i përket cilësimit ligjor të veprave penale për disa nga ta dhe vendimit mbi dënim.
Të akuzuarit R.G. për veprat penale “shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rendë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i është zbutur dënimi nga 25 vjet në 22 vjet e 6 muaj burgim.
Ndërsa të akuzuarve tjerë të këtij rasti, dënimet u janë rritur në masë të konsiderueshme.
Kështu, të akuzuarit V.Gj., i cili është shpallur fajtor për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” i është rritur dënimi nga 8 vjet burgim në 14 vjet e 6 muaj.
Dënimi u është ashpersuar edhe tre të akuzuarve tjerë K.B., A.G. dhe V.B. të cilët janë gjetur fajtor për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”.
K.B. nga 5 vjet sa ishte dënuar nga gjykata e shkalles së parë, është dënuar më 10 vjet burgim nga ana e Gjykatës së Apelit. A.G. nga 3 vjet e 10 muaj, dënimi i është rritur në 8 vjet. Ndërsa V.B nga 5 vjet e 6 muaj në 11 vjet e 6 muaj.