Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 18.10.2017, është ndryshuar sa i përket vendimit mbi dënim. Dy të akuzuarit, për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, sipas nenit 341 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, janë dënuar më nga një vit burgim efektiv, nga ana e kësaj gjykate. Ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, që për të njëjtën vepër, ata i pati gjykuar me nga gjashtë muaj burgim, duke ua zëvendësuar me nga dhjetëmijë euro gjobë.
Prishtinë, 30.05.2019. Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur sipas ankesave, në çështjen e të akuzuarve H.V. dhe A.R.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 18.10.2017, është ndryshuar sa i përket vendimit mbi dënim. Dy të akuzuarit, për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, sipas nenit 341 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, janë dënuar më nga një vit burgim efektiv, nga ana e kësaj gjykate. Ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, që për të njëjtën vepër, ata i pati gjykuar me nga gjashtë muaj burgim, duke ua zëvendësuar me nga dhjetëmijë euro gjobë.
Ky është vendimi i dytë i Gjykatës së Apelit për këtë çështje. Herën e parë, në maj të vitit të kaluar, gjykata e shkalles se dytë, i gjeti fajtor të akuzuarit H.V dhe A.R., ndërsa të akuzuarin E.H., e liroi nga akuza.
Gjykata Supreme, në tetor të vitit 2018, e ktheu rastin në rigjykim në Gjykatën e Apelit, pasi që miratoj kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të H.V dhe A.R.
Më te njëjtin vendim, supremja, e kishte refuzuar si të pabazuara, kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, në raport më të akuzuarin E.H.