Gjykata e Apelit, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, për të akuzuarit A. G., Z. P., N. K., B. B., I. N., S. G. , F. Sh., R. A. ,A. P. dhe Xh. D. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 05.03.2019, ka mbetur në fuqi.
Prishtinë, 31.05.2019 – Gjykata e Apelit, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, për të akuzuarit A. G., Z. P., N. K., B. B., I. N., S. G. , F. Sh., R. A. ,A. P. dhe Xh. D. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 05.03.2019, ka mbetur në fuqi.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, të gjithë këta po akuzohen se në formë të bashkëpunimit- bashkëkryerjes, kanë kryer veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 193 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, në aktvendimin e kundërshtuar, gjykata e shkallës së parë, ka dhënë në mënyrë të mjaftueshme për këtë fazë të procedurës penale, arsye lidhur me dyshimin e bazuar mirë, rreth provave të kundërshtuara, dhe se drejt ka vërtetuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme të pranueshme në aspektin ligjor-procedural, për të vazhduar më tutje. Se a do të vërtetohet fajësia e tyre, mbetet të shqyrtohet gjatë fazave të ardhshme të procedurës penale dhe shqyrtimit kryesor të çështjes, e që në këtë fazë të procedurës penale fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata e as nga palët.