Ky takim erdhi pas përfundimit më sukses të “Udhëzuesit për Procedurë Administrative”, që për autor ka kryetarin Shala dhe gjyqtaren Delushe Halimi, projekt ky i mbështetur nga GIZ-i gjerman me Akademinë e Drejtësisë.
Prishtinë, 10.06.2019 – Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Hasan Shala, priti sot Udhëheqësin e Projektit të GIZ-it për Reforma Ligjore dhe Administrative z. Karl Weber, dhe Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë Valon Kurtaj.
Ky takim erdhi pas përfundimit më sukses të “Udhëzuesit për Procedurë Administrative”, që për autor ka kryetarin Shala dhe gjyqtaren Delushe Halimi, projekt ky i mbështetur nga GIZ-i gjerman me Akademinë e Drejtësisë.
Shala falënderoj z. Weber për kontributin e vazhdueshëm që jep kjo organizatë në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Ata u zotuan, se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe më tutje, në fusha të cilat i shërbejnë rritjes së profesionalizimit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor.