I pandehuri Z.J. po dyshohet për veprën penale të detyrimit. I.O., I.B., A.Th dhe M.M. për shkak të veprës penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prishtinë, 28.07.2019 – Gjykata e Apelit, duke vendosur sipas ankesës së avokatëve mbrojtës, i ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 17.07.2019 dhe 19. 07 2019, sipas të cilave iu është vazhduar masa e paraburgimit për një mauj të pandehurve I.O., I.B., A.Th. dhe M.M., si dhe për dy mauj të pandehurit Z.J. Çështja i është kthyer gjykatës se njëjtë në rivendosje.
I pandehuri Z.J. po dyshohet për veprën penale të detyrimit. I.O., I.B., A.Th dhe M.M. për shkak të veprës penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimet e gjykatës së shkallës se parë janë përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Kjo ngase gjykata themelore nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi ligjshmërinë e vazhdimit e paraburgimit, konkretisht rreth bazave të veçanta të veçanta për të cilat është vazhduar kjo masë.
Deri në një vendim të ri, të pandehurit mbesin në paraburgim.