Apeli e ka lenë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 20.09.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 19.10.2019
Prishtinë, 27.09.2019 – Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar, ankesën e avokatit mbrojtës, të pandehurit S.B,. kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji.
Në këtë mënyrë, Apeli e ka lenë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 20.09.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 19.10.2019
S.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale: “Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 374par.1 i po këtij kodi.
Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për caktimi e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri, i njëjti mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë, më qellim të pengimit të rrjedhës normale të saj.