Prishtinë, 19.12.2019 – Gjykata e Apelit, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për ta rritur cilësinë në vendimmarrje, organizoj të enjten, tryezë diskutimi, me gjyqtarët e gjykatave themelore me temën ”Vërejtjet dhe shqetësimet në lidhje më (mos) zbatimin unik të praktikes gjyqësore”. Në këtë tryezë, e cila u përkrah nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim…
Prishtinë, 19.12.2019 – Gjykata e Apelit, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për ta rritur cilësinë në vendimmarrje, organizoj të enjten, tryezë diskutimi, me gjyqtarët e gjykatave themelore me temën ”Vërejtjet dhe shqetësimet në lidhje më (mos) zbatimin unik të praktikes gjyqësore”. Në këtë tryezë, e cila u përkrah nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSCE), të pranishëm ishin edhe gjyqtarë nga Gjykata Supreme e Kosovës.
Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Hasan Shala, tha në hapje të punimeve se mënyra më e mirë për ta rritur cilësinë në gjykata është kontakti direkt i gjyqtarëve të niveleve më të larta më ata të niveleve më të ulëta, më qellim të sqarimit të dilemave ligjore. Shala theksoj se Gjykata e Apelit, në shërbim të zbatimit unik të ligjeve, deri më tani ka botuar tre buletine dhe një doracak të praktikës gjyqësore, dhe se gjykatat e nivelit më të lartë, e kanë për obligim të kujdesen për cilësinë e vendimeve të gjykatave të nivelit më të ultë.
Punëtoria u zhvillua në dy grupe të ndara, penale në njërën anë dhe civile, administrative dhe ekonomike në anë tjetër. Në fund u theksua se takimet e tilla janë të mirëseardhura dhe në të ardhmen duhet të jenë më të shpeshta.