Nga 14 vjet burgim sa ishte gjykuar, nga ana gjykatës së shkallës së parë, të akuzuarit i është zbutur dënimi në 10 vjet burgim.
Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, më aprovimin e pjesshëm të ankesës së avokatit mbrojtës, por edhe sipas detyrës zyrtare, e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatë Themelore në Prizren, të datës 03.07.2019, në rastin e të akuzuarit për krime lufte R.Sh. Kështu, nga 14 vjet burgim sa ishte gjykuar, nga ana gjykatës së shkallës së parë, të akuzuarit i është zbutur dënimi në 10 vjet burgim.
Gjykata e Apelit gjeti se në veprimet e të akuzuarit manifestohen vetëm elementet e veprës penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal Jugosllav, lidhur me nenin 3 (1.a) të Konventës së IV të Gjenevës, por jo edhe elementet e veprës penale nga nenit 152 par. 1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kolegjit të Apelit, vepra penale nuk mund të kualifikohet me dy ligje, pra edhe me ligjin penal të Jugosllavisë të vitit 1977 edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës në fuqi nga viti 2013, por vetëm më një ligj, e në këtë rast duhet aplikohet Ligji Penal Jugosllav, si më i favorshëm për palën.
Arsye tjetër që e ka shtyrë kolegjin e Apelit në zbutjen e dënimit, është fakti se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vlerësuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese që ndikojnë në lartësinë e dënimit. Apeli vlerëson se meqenëse i akuzuari nuk është shpallur fajtor për vrasjen e viktimës H.P. , por vetëm për marrjen peng të tij, mënyra e kryerjes së veprës penale përbën në vetvete elementet e veprës penale, prandaj nuk mund të merret si rrethanë rënduese.