I pari më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 9(nëntë) muajve, ndërsa i dyti më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 1(një) vit
Prishtinë, 26.02.2020 -Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe avokatëve mbrojtës në rastin e të akuzuarve A.A. dhe M.R. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 05.07.2019, është vërtetuar.
A.A. dhe M.R. janë shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale të detyrimit në tentativë, nga neni 267 paragrafi 2, lidhur më paragrafin 1, lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Kosovës(KPK), dhe janë gjykuar, i pari më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 9(nëntë) muajve, ndërsa i dyti më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 1(një) viti.
Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar, nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nuk është shkelur ligji penal dhe se gjendja faktike, është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë. Apelit vlerësoj se dënimi i shqiptuar është në proporcion më shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale, shkallën e përgjegjësisë se akuzuarve dhe në funksion të qëllimit të përcaktuar me ligj.