Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.03.2020, është ndryshuar vetëm për pikën II dhe III të dispozitivit
Prishtinë, 01.07.2020 – Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ka marr vendim, në rastin e të akuzuarve A.G.,A.P.,Xh.D., I.G., S.G., B.B., R.A., N.K.,Z.P, F.Sh. dhe I.N. Me aprovimin e pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale, por edhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.03.2020, është ndryshuar vetëm për pikën II dhe III të dispozitivit. Të akuzuarit A.G. dhe I G. janë gjetur fajtor për dy vepra penale të Shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 i lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i akuzuari S.G. për një vepër të tillë penale.
Konform dispozitave ligjore në fuqi, Gjykata e Apelit, të akuzuarit i ka gjykuar me dënim me kusht dhe dënime plotësuese si në vijim.
A.G. i është shqiptuar dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje pre 2 viteve. Atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës se verifikimit te dënimit me kusht.
I.G. i është shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale ne kohëzgjatje prej 2 viteve. Atij gjithashtu është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës se verifikimit të dënimit me kusht.
Ndërsa S.G. është dënuar, me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 8 muaj, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se i akuzuari nuk kryen vepër penale ne kohëzgjatje prej 1 viti. Atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 vjetëve, pas kalimit te periudhës se verifikimit të dënimit me kusht.
Në çështje tjera( pika I, IV, V, VI, VII, VIII, IX e dispozitivit) ankesa e prokurorisë është refuzuar si e pa bazuar, ndërsa aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është vërtetuar.