Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 09.08.2020, është vërtetuar, përpos pjesës ku të akuzuarit E.T. dhe M.L janë liruar nga akuza për shkak të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve zyrtare në bashkëkryerje”. Aktgjykimi i ankimuar, në këtë pjesë është ndryshuar, ashtu që aktakuza e prokurorisë, është refuzuar për shkak të parashkrimit të veprës penale.
Prishtinë, 09 nëntor 2020 – Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale, në rastin e të akuzuarve E.T., M.L., D.P., A. Gj., H.H., A.D. dhe S.L. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 09.08.2020, është vërtetuar, përpos pjesës ku të akuzuarit E.T. dhe M.L janë liruar nga akuza për shkak të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve zyrtare në bashkëkryerje”. Aktgjykimi i ankimuar, në këtë pjesë është ndryshuar, ashtu që aktakuza e prokurorisë, është refuzuar për shkak të parashkrimit të veprës penale.
Gjykata Themelore në Prishtinë, në janar të këtij viti, kishte nxjerrë një aktgjykim lirues dhe refuzues për të akuzuarit E.T. dhe M.L. për shkak të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve zyrtare në bashkëkryerje”. Po ashtu, gjykata e shkallës së parë me të njëjtin aktgjykim kishte liruar nga akuza: të akuzuarin D.P. për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” dhe “Lidhje të kontratës së dëmshme”, të akuzuarin A.Gj. për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”, të akuzuarin H.H., gjithashtu për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”, të akuzuarin A.D. për shkak të veprës penale “Shtytje në kryerjen e veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” , njësoj si të akuzuarit E.T. dhe S.L.
Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës së parë, nga provat e administruara, drejtë ka konstatuar se nuk janë konsumuar elementet e veprës penale, për të cilat të akuzuarit janë ngarkuar.