Prishtinë, 17.09.2021 – Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka vendosur që me aprovimin e pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe sipas detyrës zyrtare, të ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtine, Departamenti për Krime të Rënda i evidentuar si PKR.nr.90/18 i datës 02.03.2020, për pikën II dhe III, sa i përket të akuzuarit I.G.
Ndërsa, sa i përket të akuzuarve A.G. dhe S.G., është refuzuar si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Me qëllim të transparencës sa më të plotë të kësaj çështje penale, të bashkangjitur mund ta gjeni edhe aktgjykimin e lartcekur të anonimizuar të Departamentit Special të Gjykatës së Apelit të Kosovës, APS.nr.16/2021.