REFUZOHET SI E PABAZUAR ANKESA E MBROJTËSIT TË TË PANDEHURIT SH.H.

REFUZOHET SI E PABAZUAR ANKESA E MBROJTËSIT TË TË PANDEHURIT SH.H.

Prishtinë, 22.09.2021 – I pandehuri SH.H., sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë është akuzuar për shkak të veprës penale lidhja e kontratës së dëmshme, nga neni 237, paragrafi 2. lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, me aktvendimin P.nr.1916/2020, të datës 11 maj 2021 (“aktvendimi i ankimuar”), e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të mbrojtësit të të pandehurit, avokatit Ramë Gashi.

Kundër këtij aktvendimi, mbrojtësi i të pandehurit SH.H., avokati Ramë Gashi, ka paraqitur ankesë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal dhe konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se duhet që të refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të të pandehurit SH.H., pasi që aktvendimi i ankimuar nuk përmban asnjë shkelje ligjore të pretenduar dhe procedura penale në këtë çështje penale do të vazhdoj me mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor.