Kryetari Totaj, priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahun

Kryetari Totaj, priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahun

Prishtinë, 21.07.2022 – Kryetari Totaj ka takuar sot, Drejtorin Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahun.

Gjatë takimit u diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, të Gjykatës së Apelit dhe Akademisë së Drejtësisë. 

Kryetari Totaj, shprehu gatishmërinë për angazhimin e tij në lidhje në krijimin e kushteve për mundësimin e qasjes në trajnimet përkatëse të gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës, që rrjedhimisht do të ndikojë në vendime më cilësore dhe procedura më efikase.