Në Gjykatën e Apelit, sot përfunduan praktikën 1 (një) vjeçare, 25 juristë të rinj

Në Gjykatën e Apelit, sot përfunduan praktikën 1 (një) vjeçare, 25 juristë të rinj

Prishtinë, 05.10.2022 – Në Gjykatën e Apelit të Kosovës, kanë përfunduar praktikën 1 (një) vjeçare, praktikantët e kësaj gjykate.

Në ceremoninë e organizuar, Kryetari i Gjykatës, Valon Totaj, i ka falënderuar praktikantët për angazhimin e tyre, përkushtimin dhe ndihmën e ofruar pranë kësaj Gjykate, njëkohësisht duke iu dëshiruar suksese në të ardhmen.

Në fund të ceremonisë, Kryetari Totaj iu ndau certifikatat për përfundimin me sukses të praktikës.